Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet në Serbi një ish-ushtar i UÇK-së

Arrestohet në Serbi një ish-ushtar i UÇK-së

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë arrestuar sot(e shtune) një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, ka konfirmuar se arrestimi i kinse “të dyshuarit” ka ndodhur në pikën kufitare Horgosh.

Sipas gazetës serbe “Danas”, M.I. është i dyshuar për krime lufte, kundër nacionalitetit serb në Prishtinë gjatë vitit 1999.

Sipas tyre, “I dyshuari” thuhet se është dërguar në masën e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me arrestimin e M.I, Dukagjini ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.