Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dritëro Arifi: Po flitet se ka figura në Departamentin Amerikan të Shtetit, që e kanë refuzuar postin për Ballkanin Perëndimor përshkak të Qeverisë Kurti

Dritëro Arifi: Po flitet se ka figura në Departamentin Amerikan të Shtetit, që e kanë refuzuar postin për Ballkanin Perëndimor përshkak të Qeverisë Kurti

Alexander Kasanof, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Kosovë, shkruan TV Arbëria.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Kasanof, përmes një deklarate nga kjo vizitë tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Është e rëndësishme, në fakt, Shtetet e Bashkuara presin që Serbia dhe Kosova t’i përmbushin të gjitha angazhimet e tyre përkatëse të marra në dialog, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Kjo, natyrisht përfshin dërgimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha Kasanof.

Të njëjtin qëndrim rreth Asociacionit e kishte edhe paraardhësi i Kasanof, Gabriel Escobar.

Për këtë temë, në një prononcim për TV Arbëria ka folur, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ai ka thënë se me këtë vizitë u vërtetua se marrëveshjet që janë votuar edhe do të zzbatohen, si dhe shton se Qeveria e Kosovës nuk i ka të qarta obligimet e saj.

“U vërejtë edhe njëherë që marrëveshjet e votuara do të zbatohen pavarësisht kush është në Qeveri. Pra kërkesat janë të njëjta vetëm që është bërë në formë më diplomatike, por mos të harrojmë ky është vetëm takimi i parë dhe besoj që kjo është obligimet që i ka Qeveria e Kosovës karshi marrëveshjeve ndërkombëtare, që i ka negociu me partnerët ndërkombëtar, me partnerët Perendimor më saktë, pra këto janë gjëra të qarta problem në Kosovë është që askush nuk po dëshiron me e kuptu se cilat janë detyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, karshi partnerëve amerikanë dhe evropian”, ka thëën Arifi.

Ai tutje thotë se ka disa persona që e kanë refuzuar këtë post për ballkanin perendimor, kjo përshkak të Qeverisë Kurti.

“Ajo se çka po flitet në Uashington në disa qarqe është që disa figura brenda departamentit amerikan të shtetit por edhe jashtë departamentit, kanë refuzuar këtë postë për ballkanin perendimor, pikërisht përshkak të mos dëshirës mos me punu me Qeverinë Kurti, përshkak që është shumë vështirë për të dakorduar për atë që janë dakorduar, kjo është ajo se çfarë po flitet”, ka thënë Arifi në një përgjigje për TV Arbëria.