Shkruan: Afrim Kasolli
Që nga fillimi i invasionit brutal mbi Ukrainën nga Rusia, ka qenë e ditur se presidenti Putin e ka interes strategjik shpërthimin e krizave tjera gjeopolitike në mënyrë që t’i ketë duart e lira në realizmin e këtij intervenimi imperialist.
Me të drejtë shumë analistë kanë ngritur dyshimet se kriza që nisi me 7 tetor të vitit të kaluar me sulmin terrorist të Hamasit ndaj shtetit të Izraelit, ku mbeten të vrarë mbi 1200 civilë si dhe u kidnapuan mbi 250 persona, mund të jetë orkestruar dhe inspiruar nga lideri rus. Këto pandehema bëhen edhe me serioze, kur marrim parasysh faktin se në të njëjtën kohe , një grup i armatosur paramilitar nga Serbia, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, orkestruan një agresion terrorist kundërt shtetit të Kosovës me 24 shtator.
Ngjarje kjo, që po ashtu, mund të shihet si zgjatim i drejtpërdrejt i zbatimit të strategjisë së kaosit nga lideri rus, sidomos kur marrim parasysh edhe faktin tjetër, se në atë kohë në krye të shërbimit sekret serb, ishte njëri nga njerëzit më të afërt të Kremlinit, Aleksandër Vulin.
Ndonëse spiralja e dhunës në Kosovë u shmang, megjithatë ajo në Lindje Mesme, po vazhdon edhe sot e kësaj dite, me mundësi që pas zgjerimit konfliktit edhe në Liban kundër Hezbolhaut, një luftë e hapur dhe e direkte të shpërthej ndërmjet Izraelit dhe Iranit.
Madje atëbotë, Steve Rosenberg nga mediumi i njohur BBC, kishte tërhequr një paralele interesante ndërmjet strategjive politike të Presidentit Rus Vladimir Putin dhe protagonistit të njohur të filmit serik James Bond. Ku i pari në të njëjtin stil kontrollin çdo gjë, madje edhe kaosin. Dhe se kur i nevojitet për interesa të tij me një akt i çliron forcat çrregulluese në çdo cep të planetit, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut botëror nga krizat e tij. E shtyp një pullë dhe shpërthen dhuna në Ballkan. E shtyp tjetrën dhe Lindja e Mesme përshihet nga flakët e luftës. Natyrisht, vazhdon ky autor një shpjegim i tillë mund të jetë i ekzagjeruar dhe jo i saktë, sepse shpërthimet në këto pjesë të botës janë pasojë edhe e shkaqeve tjera, por kjo nuk do të thotë që lideri rus nuk përfiton nga këto. Pra edhe nëse ai s’e ka shtypur butonin e luftës në Lindje të Mesme, nuk ka dyshim se është i gatshme ta shfrytëzojë atë.
Ndërkohë, sa më shumë që vazhdon ky përshkallëzimi i tensioneve në ata pjesë të botës aq me tepër përfitime do të ketë lideri rus. Sot thuajse e gjithë vëmendja e opinionit publik është e fokusuar në zhvillimet në Lindje të Mesme.
Dhe ky defokusim i diplomacisë perëndimore po ndodh në një kohë kur, trupat ukrainase para paka kohe janë tërhequr nga qyteti Vuhledari i cili që ngas vitit 2022, ishte konsideruar si bastion mbrojtës ndaj ofensivës totale të Rusisë. Po ashtu, ky avancim ka ndikuar në rënien e disa qyteteve dhe fshatrave tjera ukrainase në duart e forcave ruse duke iu afruar edhe qytetit Pokrovsk. Me rënien e tij praktikisht krejt rajoni lindor i Donabas bie nën forcat ruse. E ky avancim militar ka marr hov pikërisht në kohen, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është në vënë në kërkim të mbështetjes për planin e tij të fitores, por që si duket është duke gjetur gjithnjë e më pak mbështetje në këtë fazë, sidomos sa i përket kërkesës për të përdorur armët perëndimore me rreze te gjatë veprimi brenda territorit rus. Në anën tjetër ky hezitim i Perëndimit nga eskalimi i situatës vetëm sa e forcon liderin rus. Madje, ekziston një interpretim, se shtetet aleate nuk e kanë ndërmend fitoren e Ukrainës kundër Rusisë. Sepse aktualisht ky shtet shpenzon deri në 7 % të GDP për nevojat e kësaj lufte pushtuese. Kurse Perëndimi i ndihmon Ukrainës me vetëm 0.2 % të GDP. Dhe nëse vetëm dyfishohet ky investim 0.4% atëherë regjimi i Putinit do të kolapsonte. /TV Arbëria