Mëngjesin e sotëm, një shpërthim në Komunën e Pejës i mori jetën një 44 vjeçari. Ai në momentin kritik ishte duke punuar në një minicisternë tokësore dhe shpërthimi i tij ishte fatal për të. Nga Policia e Prokuroria në Pejë dhanë detaje rreth rastit.
Një shpërthim i fuqishëm i mori jetën jetën një personi mëngjesin e së premtes në Pejë.
Derisa 44 vjeçari V.M. ishte duke punuar në këtë cisternë tokësore, ajo shpërtheu.
E si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes u panë një numër i lartë i zyrtarëve policorë.
Ndërsa shiriti i sigurisë u vendos në një perimetër më të gjerë nga ekipet policore.
Detaje rreth rastit dha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, ky shpërthim ishte fatal për trupin e viktimës.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe hetues policorë për të mësuar shkakun se si erdhi deri te shpërthimi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për televizionin se me të marrë informacionin, ekipet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mini-cisterna ishte e vendosur mbrapa këtij objekti, në pjesën e tokës.
Edhe disa orë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes qëndronin prokurorët, hetuesit, ekipet e zjarrëfikësve, ekipet policore dhe ekipet e tjera emergjente.