![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi po transportonin mbi 300 bimë marihuanë.
Mësohet se shqiptarët e moshësh 36 dhe 39-vjeç, u arrestuan në Teruel dhe gjatë një kontrolli policor, u evidentua se njëri prej tyre, shoferi, mbante dokumentacion të rremë personal dhe i ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen.
Në bazë të fakteve, këta dy persona u arrestuan si autorë të dyshuar të veprës penale kundër shëndetit publik dhe një tjetër i falsifikimit të dokumenteve, si dhe u sekuestruan bimët e marihuanës. Krimi kundër shëndetit publik mund të çojë në dënim me burg nga një deri në tre vjet. Nga ana e tij, krimi i falsifikimit të dokumenteve mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)