![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i FSK’së ngrit shqetësime rreth furnizimit me ushqim për kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Hoti ka ngritur dyshime se si mund kjo Qeveri të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së
“Si mund të jemi të sigurtë se kjo mazhorancë mund të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së? Deklarimi i sotëm në media, ku Komandanti i FSK-së ngrit shqetësimet e tij tek Ministri dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, është tepër shqetësues”, ka shkruar Hoti.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve. Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.
“I nderuar z. Ministër dhe z. Sekretar, bazuar në atë që u cek më lartë ju lutem të jepen udhëzimet e duhura se si do të veprohet nga data 11.10.2024 e tutje. Pasi që, mos paraqitja e personelit nga institucionet tjera në kuzhinat e FSK-së, vonesat në furnizim me artikuj ushqimor dhe sanitar dhe rreziqet për pasoja shëndetësore do të na detyrojnë që të marrim masat për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve e planifikuara dhe të funksionojmë vetëm me staf esencial“, thuhet në letrën e Jasharit për Ministrinë e Mbrojtjes.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)