Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas takimeve me Osmanin e Kurtin, Kasanof sot takoi liderët opozitarë

Pas takimeve me Osmanin e Kurtin, Kasanof sot takoi liderët opozitarë

Ndihmëssekretari amerikan, Alexander Kasanof, pas takimeve që pati dje me krerët e vendit, sot ka mbajtur takime me liderët opozitarë.

Siç mëson Gazeta Express, Kasanof fillimisht u takua me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi, nga ora 9:00.

Pas Krasniqit, ndihmëssekretari amerikan zhvilloi takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga ora 9:30, ndërsa me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, nga ora 10:00.

Kasanof erdhi për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë që nga marrja e postit të cilin e pasoi nga Gabriel Escobar.

Përveçse në Kosovë, Kasanof qëndroi edhe në Bosnjë e Hercegovinë e Serbi.