Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nëpunësit civilë që janë nën hetime do të pezullohen nga puna – Hyn në fuqi rregullorja e re

Nëpunësit civilë që janë nën hetime do të pezullohen nga puna – Hyn në fuqi rregullorja e re

Sot ka hyrë fuqi rregullorja e re e miratuar nga Qeveria e Kosovës për pezullimin nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil.

Kjo rregullore do të zbatohet për të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera shtetërore. Përjashtimisht, kjo rregullore nuk zbatohet për nëpunësit në Presidencën e Republikës së Kosovës, Gjykatën Kushtetuese, sistemin e drejtësisë, Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e pavarura kushtetuese.

Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënies së punës në shërbimin civil që bëhet sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të nëpunësit civil.

Pezullimi sipas detyrës zyrtare:

1. Nëpunësit civil i pezullohet marrëdhënia e punës sipas detyrës zyrtare në këto raste:

1.1. në rastin kur ndaj nëpunësit është iniciuar procedurë disiplinore dhe komisioni disiplinor vendos se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenoj ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij.

1.2. kur nëpunësi merr një funksion apo emërohet në një nga funksionet e mëposhtme:

1.2.1. të zgjedhurit;

1.2.2. anëtarët e Qeverisë dhe zëvendësit e tyre;

1.2.3. funksionarët e emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, titullarët apo anëtarët e organeve drejtuese kolegjiale të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të agjencive të pavarura, përjashtimisht të emëruarit në pozitat e shërbimit civil;

1.2.4. të emëruarit politik në nivelin qendror dhe lokal, përjashtimisht emërimin si zyrtar i kabinetit.

1.3. transferohet, për nevoja të institucionit në një organizatë ndërkombëtare apo në një institucion ndërkombëtar;

1.4. kur gjykata pezullon nëpunësin civil që është person zyrtar nga ushtrimi i detyrës;

1.5. ndaj nëpunësit civil është iniciuar procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij;

1.6. nëpunësi civil mbahet në arrest apo paraburgim;

1.7. deklarohet i zhdukur me vendim të gjykatës;

1.8. regjistrohet si kandidat për zgjedhjet qendrore apo lokale;

1.9. zyrtari zgjidhet dhe pranon detyrën në zgjedhjet qendrore apo lokale, përjashtimisht

zyrtarët në pozitat të cilat janë me mandat; 4 / 9

1.10. ndodhet në gjendje konflikti të vazhdueshëm interesi, sipas ligjit të veçantë;

1.11. gjatë ndjekjes së ndonjë programi arsimimi apo trajnimi më të gjatë se tridhjetë (30) ditë, për nevojat e institucionit;

1.12. në raste të tjera, të parashikuara shprehimisht me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa në Nenin 6 të kësaj rregulloreje është e përcaktuar edhe kohëzgjatja e pezullimit sipas detyrës zyrtare: