Xhavit Haliti ka ndar pamje nga tubimi i PDK-së, për 25-vjetorin e themelimit të PDK-së.
Haliti thotë se me kalimin e viteve, PDK-ja u bë pjesë e e historisë së Kosovës.
“Me fanatizëm i mbaj në mendje sekuencat e 25 viteve më parë, kur së bashku me shumë veprimtarë, bartës të luftës çlirimtare, themeluam subjektin politik, që më vonë do ta emërtonim Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ishin ditët e para që qytetarët pas shumë vuajtjesh po e shijonin lirinë, si dhe po i thurnin ëndrrat për një të ardhme më të mirë. Së bashku me ëndrrat e tyre, që më vonë i bëmë realitet, u rrit dhe u fuqizua PDK-ja.
PDK-ja me kalimin e viteve u bë pjesë e pandarë e historisë së Kosovës. E sukseseve të jashtëzakonshme”, ka thënë Haliti.
Ai tutje thotë se së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ata bënë shumë punë për të mirën e qytetarëve, si dhe thekson se me miqtë ndërkombëtar formuan shtetin e Kosovës.
“Përgjatë qeverisjes së PDK-së, në krye me mikun tim, Hashim Thaçi, bëmë shumë punë për të mirën e qytetarëve. Mbi të gjitha, së bashku me miqtë ndërkombëtarë formuam shtetin e Kosovës, si dhe forcuam subjektivitetin e tij ndërkombëtar, ndërtuam rrugë e autostrada moderne, kopshte fëmijësh e shkolla, rritëm pagat dhe pensionet për të gjitha kategoritë sociale, shtuam përkujdesjen ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, si dhe morëm një mori vendimesh të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe perspektivën e qytetarëve tanë”, ka thënë Haliti.
Postimi i plotë: