Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hyseni: Takim i jashtëzakonshëm me të rinj e të reja të LDK-së

Hyseni: Takim i jashtëzakonshëm me të rinj e të reja të LDK-së

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, është takuar me të rinj të LDK-së.

Ai ka thënë se ndryshimi i sotëm është shpresa për të ardhmen në vendin e tyre, në familjen e tyre, në shtetin e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Një takim i jashtëzakonshëm me të rinj e të reja të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Si gjithnjë të përkushtuar e me energji të jashtëzakonshme, edhe sonte treguan vullnetin dhe gatishmërinë që t’i kontribuojnë fuqishëm fitores së LDK-së, më 9 shkurt.

Vullneti e përkushtimi i tyre është dukshëm më i madh për ndryshimin e nevojshëm të një qeverisjeje lokale e qendrore, e cila çdo ditë e më shumë po mbyt perspektivën e tyre.

Ndryshimi sotëm është shpresa për të ardhmen në vendin e tyre, në familjen e tyre, në shtetin e tyre.E kjo do të bëhet realitet vetëm me fitoren e LDK-së.