Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Panduri i përgjigjet akuzave të Kusari-Lilës për hapësirën e dhënë Slavko Simiqit në Debat Plus

Panduri i përgjigjet akuzave të Kusari-Lilës për hapësirën e dhënë Slavko Simiqit në Debat Plus

Moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, i është përgjigjur akuzave nga deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte kritikuar emisionin për hapësirën e dhënë Slavko Simiqit lidhur me një audio-incizimi, ku dëgjohet një bisedë mes Kusari-Lilës, dhe Milan RadojçiqGjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Panduri sqaroi se dhënia e fjalës Simiqit nuk nënkupton automatikisht besueshmëri ndaj asaj që është deklaruar.

“Pa përmendur emër, por duke aluduar në Debat Plus përmendi hapësirën që i është dhënë Slavko Simiqit rreth kësaj ngjarje. Ne jemi platformë që në parim ndjekim kriteret profesionale të gazetarisë, këtij profesioni fisnik. Një përgjigje është kërkuar edhe nga Simiq dhënia e hapësirës nuk nënkupton besim, në asnjë formë një gjë të tillë nuk kemi pretenduar”, theksoi Panduri, duke shtuar se nuk kishte asnjë lloj bashkëpunimi apo marrëveshjeje të tillë siç pretendohet nga Kusari-Lila.Ai gjithashtu theksoi se menjëherë pas publikimit të audio-incizimit të parës, vetë Kusari-Lila kishte zgjedhur “Debat Plusin” për të dhënë versionin e saj, duke shprehur se platforma ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë palët.

“Hapësira nuk është dhënë si bashkëpunëtorë, apo për para siç pretendon Kusari-Lila. Përtej kësaj, i vëmë në dijeni edhe një gjë, menjëherë pas daljes në publik, vet Kusari-Lila ka zgjedhur Debat Plusin për versionin e saj që kishin marrë dhenë”, ka shtuar Panduri.