Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dekada e errët e Manchester United!

Dekada e errët e Manchester United!

 

Manchester United po kalon një epokë shumë të keqe sa i përket rezultateve në premier league. Që nga largimi i Sir Alex Ferguson, Manchester United nuk ka parë dritë me sy.

Që nga ajo kohë, në klub kanë defiluar shumë trajner, ndër ta disa trajner shumë të njohur por rezultati mbeti i njëjtë.

Edhe këtë vit Man UTD po kalon një formë shumë të keqe, dhe çdo ditë ka lajme se si Ten Hag do largohet, klubi ka arritur të tuboj vetëm 8 pikë në 7 ndeshje, që është rezultati më i keq që nga edicioni 1989/90. Krejt keto rezultate nën udhëheqjen e Ratcliffe dhe Glazers, të cilët kanë investuar më shumë se çdo klub tjetër, por Man UTD ka përfunduar çdo sezonë keq e më keq.

Në dekaden e fundit Man Utd ka shpenzuar më shumë se 1.5 miliard funte në transfere dhe ka ndërruar 5 trajner, por pozita e tij në premier ligë nuk është se ka ndryshuar për të mirë. Shihni më poshtë sa pikë larg kampionit ka përfunduar Man UTD çdo vit që nga 2013/14. /tvarbëria/