Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pse Beyonce dhe Jay Z kanë zgjedhur të qëndrojnëtë heshtur për skandalin e Diddy-t?

Pse Beyonce dhe Jay Z kanë zgjedhur të qëndrojnëtë heshtur për skandalin e Diddy-t?

Ashtu sikurse është parë përgjatë ditëve të mëparshme, që kur skandali i Diddy-t mori dhenë, dy prej yjeve të Hollywood-it, Jay Z dhe Beyonce kanë qenë më të komentuarit në rrjet teksa pretendohet se kanë gisht në skandalin e reperit.

Mirëpo ajo që ngre dyshime dhe bën të kuptohet se këto thashetheme janë të vërteta, është fakti që asnjëri prej dyshes nuk ka bërë një reagim apo të flasin për “të mbrojtur” veten, por kanë zgjedhur të qëndrojnë të heshtur.

Burimet kanë zbuluar së fundmi për InTouch Weekly se Beyonce dhe Jay-Z po zgjedhin të mos flasin pasi më shumë akuzues paraqiten me akuza kundër Diddy-t.

“Ata kanë qëndruar dukshëm të heshtur pas lajmeve për aktakuzën e Diddy-t”, tha burimi, duke shtuar, “Tashmë po flitet për atë që ata dinin dhe nëse do të dilte, mund të ishte e turpshme. Pak kanë nxituar në mbrojtjen e Diddy-t. Gjëja e fundit që Bey dhe Jay duan është të implikojnë veten e tyre, kështu që ata do të heshtin.”

Gjithashtu raportohet se Beyonce dhe Jay-Z kanë punësuar avokatin e tyre, Alex Spiro, për të mbrojtur veten.

Powered by WordPress