Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për TV Arbëria se këmbësorja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori).
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.