Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si e parashikoi analisti Kasolli “tensionin” mes Erdogan dhe Ramës për çështjen e konfliktit Izrael-Hamas?

Si e parashikoi analisti Kasolli “tensionin” mes Erdogan dhe Ramës për çështjen e konfliktit Izrael-Hamas?

Presidenti Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në Shqipëri.

Me këtë rast kanë mbajtur edhe një konferencë së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim Erdogan ka thënë se udhëheqësi i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paraqet një kërcnim global.

Madje Erdogan kërkoi që Shqipëria të jetë në krahun e Turqisë, dhe të mos përkrah veprimet Izraelite, por të kundër të dënojë këto sulme.

“Shkëmbyem ide edhe për çështje globale dhe rajonale. Vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes. Lufta në Lindjen e Mesme ishte në agjendën tonë. Ndava pikëpamjet për agresionet e qeverisë Netanyahu që janë bërë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi që po vazhdon prej një viti në Gazë është turpi i përbashkët i njerëzimit, ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për armëpushim të përhershëm dhe për të bërë presion mbi Izrael, besoj se Shqipëria do bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, u shpreh Erdogan Ndërkohë në përgjigjen e tij kryeministri Rama tha se vendi jonë mbështet idenë për një armëpushim, por shtoi se në një pikë ndahen me qëndrimet e Turqisë, duke shtuar se Hamasi dhe çdo burim terrorizmi është i patolerueshëm’, ka deklaruar Erdogan.

Duket se qëndrimi i Shqipërisë krah Izraelit, e ka revoltuar presidentin Erdogan, duke krijuar disa tensione përmes deklarimeve të tyre në takimin e sotëm.

Këtë “tension” e kishte parashikuar edhe analisti Afrim Kasolli në një shkrim të tij.

Kasolli kishte deklaruar se kjo vizitë e Erdogan në Shqipëri, do të jetë e shoqëruar me tensione të mbrendshme diplomatike dhe politike.

Duket se parashikimi i Kasollit u vërtetua sot në takim mes Erdogan dhe Ramës.

Powered by WordPress