Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti emëron Nenad Vukmirovic zëvendësministër gati në fund të mandatit

Kurti emëron Nenad Vukmirovic zëvendësministër gati në fund të mandatit

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nenad Vukmirovic zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i ka uruar atij suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmirovic, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.