Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kusari-Lila: Deputetë, e çuat mbrapsht fundin, po u besoni fabrikimeve të Radoiçiqit më shumë sesa deklarimeve tona

Kusari-Lila: Deputetë, e çuat mbrapsht fundin, po u besoni fabrikimeve të Radoiçiqit më shumë sesa deklarimeve tona

Mimoza Kusari-Lila i ka cilësuar “pallavra” akuzat se ajo u koordinua me Milan Radoiçiqin për agjendën legjislative të Kuvendit.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se po u besohet më shumë “fabrikimeve të Sllavko Simiqit e Milan Radoiçiqit” sesa deklarimit të saj.

“Deputetë, keni vendosë me e çu mbrapsht fundin në përmbyllje të një legjislature të suksesshme goxha besoj, me argumentimin tuaj, që sot, para kësaj foltoreje të Kuvendit, u besoni më shumë fabritikimeve të Sllavko Simiqit e Radoiçiqit sesa deklarimeve tona, ose deklarimit tim në këtë rast”, tha ajo.

Kusari-Lila e akuzoi opozitën se “po u mungon Radoiçiqi”.

“Të humbur jeni, të mbaruar jeni”, tha ajo.

 

Kusari-Lila: Imagjinoni kur dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojçiqit e dhuratat për fëmijët e tij nga zyrtarë e udhëheqës