Shkruan: Afrim Kasolli
Nëse ka diçka që e ka karakterizuar (mos) strategjinë e Albin Kutit në raport me negociatat me Serbinë, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ka qenë përpjekja që ai ta krijojë përshtypjen e heroit dhe qëndrestarit të brendshëm pavarësisht pasojave shtetërore dhe diplomatike që mund të prodhojë një qasje e tillë. Pra për të asnjëherë nuk kanë qenë më rëndësi rezultatet, por vetëm si ta ushqejë opinionin që ai në fund mbase u detyrua që të dorëzohet, por vetëm pasi nuk i mbeti alternativë tjetër dhe pas një rezistence të gjatë ndaj presionit ndërkombëtar.
Kjo mendësi “don kishotske” kurrë nuk është deshifruar më shumë se gjatë këtij harku të fundit kohor. Fillimisht me planet për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve. Gjatë gjithë kohës e konsideronte punë të kryer ndryshimin e statusit të saj, pavërisht thirrjes ndërkombëtare për koordinim. Pra vetëm sa të përfundonte vlerësimi teknik i qëndrueshmërisë së saj dhe ndalim qarkullimi në këtë urë simbol i ndarjes mbi dy dekada të këtij qyteti do të marrë fund. Mirëpo, kur e kuptojë se kjo aventurë nuk mund të kalojë pa pasoja atëherë u tërhoq nën emrin e koordinimit, pavërisht faktit se i mbushullojë aktivistët e tij më një retorike dhe zemërim kundër kësaj metode.
E nënta gjë ka ndodhur edhe me “rezistencën” e tij për ndalimin mallrave me origjinë nga Serbia, me motivin e sigurisë nacionale. Vendosi kushte se si mund të suspendohet kjo masë. Mirëpo, kur u bind se do të mund të përjashtohet nga tregu rajonal CEFTA dhe Procesi i Berlinit, atëherë pa u plotësuar ato kushte u pajtua me lejimin e mallrave serbe. Dhe këtë metamorfozë brenda e natës mbështetësit e tij tani u munduan ta paraqesin si triumf historik dhe shtetëror, sepse tash e tutje Kosova do të përfaqësohet në këtë forum me asterisks. Pra tash arritje konsiderohet ajo marrëveshje që dikur ishte nënshkruar nga Edita Tahiri, dhe e cila në atë kohë definohej si tradhti kombëtare, shpjegimi plotësues i së cilës pohon se “ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me Mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.
Trajektorja e këtyre zhvillimeve, dhe shumë të tjera para tyre, dëshmon më mirë se asgjë tjetër, se krejt beteja politike e Albin Kurtit mbetet se si të justifikohet para opinionit që t’i mbrojë nga pozicioni i pushtetit, ato që dikur i satanizonte. Por jo edhe pa pasoja. Sepse tashmë me çmimin e acarimit dhe konfrontimit me vendet partnerë të shtetit të Kosovës, duke ndikuar që të dëmtohet imazhi i shteti dhe të përmirësohet ai i Serbisë. /TV Arbëria