Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet 26 vjeçari i kërkuar për lëndim trupor, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestohet 26 vjeçari i kërkuar për lëndim trupor, dërgohet në vuajtje të dënimit

Dje është arrestuar një person i kërkuar në Kaçanik.

A.Sh i moshës 26 vjeçare është i kërkuar për veprën penale “Lëndim trupor”, me dënim burgimi prej 120 ditëve.

Ai është dërgua në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më datën 09.10.2024 rreth orës 16:37, derisa policët e stacionit në Kaçanik ishin në pikë kontrolli të automjeteve në Kaçanik , kanë ndaluar personin A.SH (M/K), i moshës 26 vjeçar dhe gjatë kontrollimit dhe verfikimit të dokumenteve ka rezultuar si person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘’Lëndim trupor’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 120 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.