Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person për tregti të ndaluar dhe kontrabandë me mallra, Policia tregon se çka gjeti në shtëpinë e tij

Arrestohet një person për tregti të ndaluar dhe kontrabandë me mallra, Policia tregon se çka gjeti në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Kontrabandë me mallra”.

I dyshuari është B.M., i lindur në vitin 1990.

Ai ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:

– 161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,

– 2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,

– 2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,

– 80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denar maqedonas,

– 696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),

– 250 kilogram fasule (pa prejardhje),

– Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),

– Një revole,

– Një veturë dhe

– Një telefon.

Për mjaltin dhe fasulen e kontrabanduar, është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh.”