Analisti politik, Ylli Hoxha, ka kritikuar deklaratat e Mimoza Kusari-Lilës, duke thënë se përgjimet e fundit tregojnë se ato janë të pavërteta dhe dëmtojnë kredibilitetin e saj si shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.
Hoxha ka theksuar se është e papranueshme që Kusari-Lila të bëjë tri katër deklarata të pavërteta, duke e quajtur të domosdoshme që ajo të japë dorëheqje.
“Tash xhirimet po e tregojnë se nuk është ashtu siç po deklaron ajo, besoj se është përfundim nivelit të shefit të Grupit Parlamentar që të bëj këso deklarata të cilat e ulin kredibiletin e pozitës në të cilën është. Nuk mundet që të lëshojë tri katër deklarata të pavërteta mendoj që mjafton njëra prej tyre me u konstatu edhe me dhënë dorëheqje. Iu ka cenu edhe kredibilieteti por tash s’po dihet mos iu ka cenu edhe pavarësia”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu k apotencuar se kjo situatë mund të ketë cenuar jo vetëm kredibilitetin e saj, por edhe pavarësinë e saj në funksion.
Hoxha ka bërë thirrje për reflektim nga ana e Kusari-Lilës, duke sugjeruar që ajo të lirojë vendin e punës për dikë tjetër, pasi mënyra se si është mbrojtur deri më tani paraqet një problem serioz.