Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E rëndë – Vdes një këmbësor pasi goditet nga një veturë në Jashanicë të Klinës

E rëndë – Vdes një këmbësor pasi goditet nga një veturë në Jashanicë të Klinës

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Kështu ka bërë të ditur për TV Arbëria zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, thuhet në njoftimin nga policia.

Tutje Gashi njofton se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.