Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve në komunën e Vitisë

Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve në komunën e Vitisë

Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat e mbetura për mësimdhënësit në qytetin e Vitisë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Arta Ajeti ka konfirmuar për Insajderin se pagat iu janë ekzekutuar mësimdhënësve.

“Pagat tashmë janë ekzekutuar në llogarit e mësimdhënësve”, tha ajo.

Pas ditësh të hedhjes së fajit nga Ministria e Financave te Komuna e Vitisë dhe anasjelltas, sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit të kësaj komunë, të cilët ishin të vetmit që kishin mbetur jashtë listës të pagesës.