Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti takon kryetarin e Bashkësisë Islame për Luginën e Preshevës, ZKM: U diskutua për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar

Kurti takon kryetarin e Bashkësisë Islame për Luginën e Preshevës, ZKM: U diskutua për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është takuar të mërkurën me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin Ademi.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit në këtë takim është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shqiptar të besimit islam në Preshevë dhe institucioneve të Kosovës, duke prekur aspektet fetare, kulturore dhe edukative.

Po ashtu, në këtë takim është folure dhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“U diskutua rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar, dhe promovimit të harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike në rajon. Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij e përkrahjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ballafaqohen vazhdimisht me politikat shtypëse dhe diskriminuese të regjimit të Beogradit zyrtar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka investuar e realizuar restaurime të xhamive në vend.

“Më tej, ai shprehu se qeveria jonë është e para e cila ka investuar e realizuar restaurime të xhamive në vend e treguar vëmendjen e saj ndaj të gjitha komuniteteve fetare. Kryeministri nënvizoi edhe bashkëpunimin e punën e frytshme të kësaj bashkësie, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ushtrimit të lirë të fesë dhe avokimit për çështjet kombëtare”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.