Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajrami reagon për audio-inçizimin: Kusari vetëm ka kryer obligimet e partisë dhe Kurtit

Bajrami reagon për audio-inçizimin: Kusari vetëm ka kryer obligimet e partisë dhe Kurtit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes deputetes Mimoza Kusari dhe terroristit Milan Radojçiq.

Ajo ka thënë se nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie për këtë, por duhet “reagim i organeve të drejtësisë”.

Bajrami bën thirrje që të zbardhet përgjegjësia penale e zyrtarëve të VV’së që kanë “bërë pazare” me Radojçiqin.

Ajo ka shtuar se Kusari “vetëm ka kryer obligimet e partisë e të shefit të saj, Albin Kurti”.

“Nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie pse partia në pushtet është koordininuar me Radojçiçin. Duhet reagim i organeve të drejtësisë, të cilat duhet të zbardhin përgjegjësinë penale të zyrtarëve të partisë në pushtet që kanë bërë pazare me kryeterroristin e kryekriminelin Radojçiç. Shefja e deputetëve të VV vetëm ka kryer obligimet e partise e të shefit të saj, Albin Kurti”.