Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Jam i ngutshëm por i kthyeshëm” – Aksioni i PSD-së në Merdar shoqërohet me përleshje me policinë, krejt çka ndodhi atje

“Jam i ngutshëm por i kthyeshëm” – Aksioni i PSD-së në Merdar shoqërohet me përleshje me policinë, krejt çka ndodhi atje

Partia Socialdemokrate, sot gjatë ditës ka mbajtur një aksion në pikën kufitare të Merdarit, kjo pas vendimit për lejimin e mallrave që vijnë nga Serbia, shkruan TV Arbëria.

Në aksion shihet pankarta me mbishkrimin “i ngutshëm por i kthyeshëm” që i referohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Gjatë aksionit PSD-ja u pengua edhe nga Policia e Kosovës, pasi nuk u lejuan që të vendosnin pankartën në fjalë, madje u kthye edhe në një përleshje mes tyre, pasi anëtarët e PSD-së rezistonin ndaj policisë.

Anëtarja e PSD-së gjatë aksionit tha se, Kurti po i kthen vendimet mbrapsht vetëm për t’a ruajtur pushtetin.

“Veprimet e Kurti si kryeministër i cili prej se ka ardh në pushtet bënë veprime të cilat udhëhiqen nga një politik e pandershme, jokoherente dhe që nuk bazohet në principe. Ky është edhe vendimi për ndalimin e mallrave nga Serbia i cili deklarativisht u vendos për siguri, por çfarë kemi parë është se ky vendim nuk u kthye mbrapsht për shkaqe sigurie, u kthye mbrapsht vetëm për t’ia ruajt pushtetin një lideri dhe kjo na tregon që veprimet e Kurtit edhe ndrrimi i këtyre vendimeve është vetëm për me e rrit pushtetin e tij personal apo për me e rujt pushtetin e tij personal sepse lejimi I mallrave nga Serbia të qarkullojnë nëpër këtë doganë erdhi vetëm kur Kurtit iu rrezikua karriga në Procesin e Berlinit, ky nuk është vendimi i parë që kthehet edhe ndrrohet kur pushteti i kërcnohet Kurtit”, ka thënë anëtarja e PSD-së gjatë fjalimit të saj.

Të gjitha pamjet nga aksioni mund t’i ndiqni në faqen Arbëria Video: