Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këshilltari i Kurtit: Kosova në CEFTA do ta ketë edhe asteriskun

Këshilltari i Kurtit: Kosova në CEFTA do ta ketë edhe asteriskun

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media pas zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA dhe zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën, ka thënë emri i Kosovës do ta ketë anash dhe asteriskun.

“Po përfaqësimi rajonal ende është me asterisk. Kjo është nga viti 2012”, ka thënë Zulfaj, raporton Express.

Megjithatë këshilltari i Kurtit ka thënë se në marrëveshjen Ohër-Bruksel të arritur në vitin e kaluar, adresohet çështje a asteriskut dhe se pas zbatimi të marrëveshjes ai asterisk do të largohet përgjithmonë.

“Por kjo çështje adresohet në Marrëveshjen e re që e kemi arritur, e cila është marrëveshje që e largon asteriskun në mënyrë të përhershme”, ka shtuar tutej Zulfaj.