Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Zveçan, i konfiskohet armatim

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Zveçan, i konfiskohet armatim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar në Zveçan një person për “Armëmbajtje pa leje” dhe i është sekuestruar një sasi e armatimit.

Atij i janë sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë të Republikës së Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës dhe rreth 100 gramë barut.

Ai është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Mitrovicë, 09 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh.