Në Kosovë tatimit në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë më e larta në Ballkanin Perëndimor, sipas Aleancës Kosovare e Bizneseve – AKB.
“Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe Prona Komerciale nga viti i ardhshëm. AKB e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%, kjo është një një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim negative të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në një njoftim te AKB’së.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB dhe kryetari i saj Agim Shahini i kërkojnë Qeverisë së Kosovës amandamentimin e këtij ligji në mënyrë që projekt-ligji I Ri të diskutohet me biznese dhe me qytetarët të Republikës së Kosovës”, thuhet me tej ne njoftimin e AKB’së.