Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ‘Dëshmitë e rreme trondisin Hagën’- Avokati zbulon fabrikimet e Serbisë!

‘Dëshmitë e rreme trondisin Hagën’- Avokati zbulon fabrikimet e Serbisë!

Në Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës po zhvillohen seanca kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Stamena Jeliç ishte dëshmitarja e 94-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkëshorti i saj dyshohet të jetë rrëmbyer nga disa persona në kohën e luftës dhe që nga atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Në seancën e Gjykatës Speciale, ajo është përballur me disa deklarata të dhëna në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Dëshmitarja ka treguar se si ia kanë ndryshuar deklaratat në Ministrinë e Brendshme serbe, duke shtuar fjalë që ajo nuk i ka thënë kurrë.

Në lidhje me dëshminë e Jeliç ka reaguar avokati Ardian Bajraktari, i cili ka thënë ekskluzivisht në Euronews Now se dëshmia e dëshmitares, në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, është një dëshmi se ka fabrikim të procesit.

Sipas tij, të gjitha këto deklarata janë sulme të organizuara nga Beogradi dhe Moska kundrejt krerëve të UÇK.

“Kjo deklaratë e dëshmitares dëshmon dhe një herë që është një proces i montuar nga makineria e Beogradit, me sajesa dhe në këtë drejtim kjo shpërfq më së miri së ky plan është organizuar nga kuzhina e Beogradit dhe Moskës për të njollosur UÇK-në e Kosovës dhe krerët e saj, të cilët po ballafaqohen me këto akuza të padrejta. Kjo po ashtu e determinon nevojën që pala mbrojtëse të jetë e vëmendshme në rishikimin e listës së dëshmitarëve. Ku është thënë nga ana e prokurorisë që nuk do të ftohen. Po ashtu është shumë sinjifikativ fakti që nga kjo deklaratë, të angazhohet pala mbrojtëse që të mos përdoret si provë. Çdo deklaratë e tillë shpërfaq më së miri faktin që kjo Gjykatë është e montuar,” –tha avokati.