Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe dinamike e potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër rajonale.Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, trajtuan prioritetet ekonomike dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar edhe më tej ambientin e të bërit biznes dhe për të nxitur investimet e huaja dhe zhvillimin e brendshëm.
“Zhvillimi ekonomik ecën paralel edhe me rritjen e mirëqenies dhe zgjerimin e fuqisë sonë punëtore. 75 mijë janë vendet më shumë të punës krahasuar me pranverën e vitit 2021, gjersa përmes rëndësisë që po ia kushtojmë ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, i kemi tashmë 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës, me 12 profile dhe gjithsej rreth 1600 nxënës prej arsimit dual”.“Në rrugëtimin tonë drejt progresit dhe zhvillimit të vendit, qëllimi ynë i përbashkët është i qartë: ta bëjmë Kosovën një vend ku bizneset lulëzojnë dhe qytetarët jetojnë gjithnjë e më mirë”, ka thënë Kurti.