Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas.
Maqedonci e ka falënderuar Ulutash për kontributin e vazhdueshëm të KFOR’it në sigurinë e Kosovës dhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes.
“alënderova Gjeneral Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.”
“Republika e Kosovës u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurtë të saj.”