Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “A nuk është mashtrim”/ Hoti: VV kishte premtim shuarjen e AKP-së, fundi i mandatit e as nuk e ka në plan

“A nuk është mashtrim”/ Hoti: VV kishte premtim shuarjen e AKP-së, fundi i mandatit e as nuk e ka në plan

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj AKP-së për dhënien me qira dhe shitjen e pronave në gjithë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar se VV në program të saj ka pasur të shkruar “AKP do të shuhet mbyllja dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.

Hoti ka thënë se derisa VV është në vitin e katërt dhe se nuk është në plan të shuhet AKP, derisa këtë e ka quajtur mashtrim.

Postimi i tij i plotë:

AKP vazhdon ‘bizneset’ e saj të dhënies me qira dhe shitjes së pronave, në vend që të barten pronat e saj në Fondin Sovran siç është premtuar nga VV-Guxo

Po marr shkas të reagoj nga njoftimet e Agjencisë së Privatizimit për dhënie me qira dhe për shitje të pronave në gjithë Kosovën.

Për rikujtim të qytetarëve: në programin e partisë në pushtet është e shkruar e zezë mbi të bardhë: “AKP do të shuhet mbyllja dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.

Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.

Çfarë i thonë kësaj?A nuk është ky mashtrim?

A nuk përbën dështim në realizimin e premtimeve? Çfarë do t’u thonë qytetarëve kur të përballën me ta për të kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e shkurtit 2025?