Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti ia kujton Kurtit premtimin për shuarjen e AKP-së dhe krijimin e Fondit Sovran: A nuk është ky mashtrim?

Hoti ia kujton Kurtit premtimin për shuarjen e AKP-së dhe krijimin e Fondit Sovran: A nuk është ky mashtrim?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vazhdimin e procesit të dhënies me qira dhe shitjes së pronave nga Agjencia Kosova e Privatizimit.

Ish-kryeministri Hoti ka kujtuar premtimin e koalicionit qeverisës për shuarjen e AKP-së dhe kalimin e pronave të kësaj Agjencie në pronësi të Fondit Sovran.

“Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.Çfarë i thonë kësaj?A nuk është ky mashtrim?”, ka pyetur Hoti.

Postimi i plotë