Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vendimi për mallrat nga Serbia, Xhavit Haliti: Fillim i duhur, për të filluar shërimin e plagëve që kanë lënduar raportet e Qeverisë së Kosovës me Perëndimin

Vendimi për mallrat nga Serbia, Xhavit Haliti: Fillim i duhur, për të filluar shërimin e plagëve që kanë lënduar raportet e Qeverisë së Kosovës me Perëndimin

Qeveria e Kosovës para një viti ka marrë një vendim për ndalimin e mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë, shkruan TV Arbëria.

Ky kufizim për mallrat serb sipas Qeverisë së Kosovës, u morë për çështje sigurie.

Pas këtij vendimi, drejt Kosovës u hodhën kritika të shumta, madje ka pasur deklarata se Kosova mund të rrezikojë Procesin e Berlinit, si dhe të përjashtohet nga Organizata për Tregëti të Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA-s, veçanërisht Gjermania ka qenë këmbëngulse se ky vendim duhet të anulohet pasi i dëmton këto dy procese.

Ndërsa dje kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se është tërhequr nga ky vendim.

Kjo lëvizje nga ana e Qeverisë së Kosovës u mirëprit nga diplomatë, e përfaqësues ndërkombëtar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e ka mirëpritur këtë vendim të Qevrisë së Kosovës.

Njëjtë ka vepruar edhe ambasada gjermane në Kosovë, ku ambasadori Jorn Rohde, ka deklaruar se ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s.

Edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas vendimit, ai ka thënë se kjo lëvizje nga Kosova hap rrugën drejt progresit rreth integrimeve evropiane.

Vendimin e ka mirëpritur edhe Victoria Billing, drejtoresha britanike për Evropë, ajo në një takim me kryeministrin Kurti është shprehur se vendimi paraqet lëvizje drejt zhbllokimit të progresit në CEFTA.

Po ashtu edhe Bashkimi Evropian  shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pas vendimit për mallra.

Lidhur me këtë, për TV Arbëria ka folur deputeti nga PDK-ja, Xhavit Haliti , ai këtë vendim të Qeverisë e quan gjysmëvendim, dhe thotë se është marrë për të ndrequr raportet me perëndimin.

“Vendimi apo gjysëmvendimi që mori dje Kryeministri, është fillim i duhur, për të filluar shërimin e plagëve që kanë lënduar raportet e Qeverisë së Kosoves me Përendimin. Ky vendim nuk i plotëson kërkesat e BE, lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA , e cila duhet të zbatohet në plotëni sepse Kosova rrezikon përjashtimin nga CEFTA dhe Proqesi i Berlinit, e që dmth, rrezikon izolimin e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai tutje ka shtuar se kjo është bërë për të fituar kohë në raport me presionin e kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Duke e parë se në çfarë situate jemi, për të fituar kohë në raport me presionin e kërkesat e BE, qeveria lejoj kalimin e mallërave permes një vendkalimi. Në të njejten kohë përvapësuesit e BE e RF të gjermanisë u shprehen të paknaqur”, ka thënë deputeti i PDK-së.

“Komentatorët “ patriotik” nëpër media dhanë vlerësime të ndryshme, për të qenë racional dhe jashtë politikave kuazi patriotike të lagjes, mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të zbatoj të gjithe marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësimin e BE e SHBA, kështuqë dopio gjashta i mbetet Serbisë lidhur me marrëveshjet që ajo ka obligim ti realizoj”, ka thënë ndër të tjera Haliti.

Prishja e raporteve me ndërkombëtarët është e lehtë, por e vështirë të rregullohen, kështu ka thënë deputeti i PDK-së, si dhe potencon se frika se po futet armatim në territorin e Kosovës nuk justifikon mbylljen e kufijve.

“Në politikë është e lehtë me prishë raporte me fqinjë e me miq, por pastaj është shumë vështirë me i rivenë raportet e besueshmërisë. Friga që me transportin e mallërave për Kosovë mund të futet armatim, nuk justifikon mbylljen e kufijve. Doganat e Kosovës e Policia dhe shërbimet tjera të specializuara janë të obliguera që të kujdesen për sigurinë e kontrollin e mallërave që hyjnë në Kosovë. Edhe armatimet e kapura në veri sipas informatave kanë hy përmes rrugëve alternative, ca për tua shitur shqiptarëve e të tjerat për kryengritjen e armatosur, Vuçiq-etj”, ka thënë Haliti për TV Arbëria.

Gjithashtu Haliti thotë se rruga e integrimit evropian për Kosovën nuk është përmes Urës së Ibrit por përmes bashkëpunimit me vendet e rajonit e të BE-së.

“Masat e sigurisë duhet të rriten, por rrugen e integrimit në BE nuk e kemi përmes Ures së Ibrit e skanerëve të doganave, por përmes rugëve të bashkëpunimit me vendet e rajonit e të BE, për të siguruar të gjithë Evropen e vetëvehten nga e keqja e mundëshme që po troket në dyert e të gjithëve”, ka thënë Xhavit Haliti. /TV Arbëria

Powered by WordPress