Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku në Açarevë, në Kullën e Ismet Rrahmanit: Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit

Abdixhiku në Açarevë, në Kullën e Ismet Rrahmanit: Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me deputetin Kujtim Shala kanë qëndruar sot në kullën e heroit Ismet Rrahmani, në fshatin Açarevë të Skenderaj.

Abdixhiku tha se ka nderuar kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këtë mëngjes, së bashku me Kujtimin, qëndruam në Drenicë, në Açarevë, në Kullën e Heroit Ismet Rrahmani. Aty u prita nga vëllezërit e familjarët e Heroit. Nderova kontributin e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë përpjekjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Duke nderuar të shkuarën, bëjmë të ardhmen!”, thuhet në postimin e Abdixhikut.