Omar Bin Laden, djali i themeluesit të Al-Qaedas, Osama bin Laden, është dëbuar nga Franca, ku jetoi për vite me radhë.
Bëhet e ditur se dëbimi i tij vjen pas komenteve në rrjete sociale që konsideroheshin se kishin lavdëruar terrorizmin.
Sipas gazetës Le Publicateur Libre, bin Laden tërhoqi vëmendjen e autoriteteve franceze për një postim në rrjetet sociale në ditëlindjen e babait të tij, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2011.