Edhe pse Sean “Diddy” Combs u arrestua dhe u burgos, me akuzën e trafikimit seksual , abuzimit dhe përdhunimit , ai ende duket se shkakton frikë, siç thuhet i tha një burim anonim për revistën People.
“Ai është shumë i fortë . Të gjithë kishin frikë të dilnin kundër tij. Edhe tani, pas hekurave , ai mbetet i fortë.”
I njëjti burim anonim shtoi se ai është tepër inteligjent.
“Ai njeh shumë njerëz dhe ka ndihmuar shumë, shumë ia kanë borxh dhe ai e di këtë. Ai është i aftë për shumë, shumë më tepër sesa mund ta imagjinojë kushdo, edhe sot.”
Të famshëm të ndryshëm morën pjesë në Diddy’s White Party
Netflix dhe reperi Curtis ” 50 Cent ” Jackson po bashkohen për të prodhuar një seri të re dokumentare mbi rastin e Sean “Diddy” Combs.
Siç tha 50 Cent dhe bashkëdrejtori i tij Alex Stapleton për Variety:
“Është një histori me një ndikim të rëndësishëm te njerëzit. Një rrëfim kompleks që përfshin dekada dhe nuk kufizohet thjesht në titujt e lajmeve dhe videot e shkurtra, siç e kemi parë deri tani. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për t’i dhënë zë të pazërit dhe për të paraqitur perspektiva autentike dhe të paanshme.
Ndërsa akuzat janë të neveritshme, ne i nxisim njerëzit të kujtojnë se historia e Sean Combs nuk përfaqëson të gjithë historinë e hip hopit dhe kulturën e tij. Ne kërkojmë të sigurojmë që aktet individuale të mos lënë në hije kontributin më të gjerë të kësaj kulture .’ Prodhimi do të fillojë në nëntor, shtoi 50 Cent.