Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rritja e pensioneve për 20%, Kasolli: Ky vendim paraqet shkelje flagrante të premtimeve elektorale të LVV-së

Rritja e pensioneve për 20%, Kasolli: Ky vendim paraqet shkelje flagrante të premtimeve elektorale të LVV-së

Analisti politik Afrim Kasolli, përmes një shkrimi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20%, shkruan TV Arbëria.

“Qeveria e Kosovës ka njoftuar opinionin, konkretisht kryeministri Kurti se kanë marrë vendim për rritjen e pensioneve nga muaji tetor për 20 përqind. Sipas kësaj ngritje “pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro’, ka shkruar Kasolli.

Sipas Kasollit, ky vendim nuk paraqet asnjë ngritje të pensioneve.

“Ky vendim vjen pak para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin shkurt. Mirëpo, si i tillë ai pos që është i motivuar nga kalkulime elektorale, në të vërtetët nuk paraqet asnjë ngritje, përkundrazi shënon një prapakthim, kur marrim parasysh shkallën e lartë të inflacionit që ka dominua në vend gjatë këtyre viteve”, ka shkruar Kasolli.

“Vetëm në vitin 2022 norma mesatare e inflacionit kishte shënuar një rritje rekord deri në 12 përqind. Me 2023 dhe këtë vit ndonëse trendet ishin rënëse, mirëpo e njëjta gjë nuk kishte ndodhur edhe çmimet. E të mos flasim këtu edhe për faktin tjetër, se qytetarët e Kosovës, vazhdojnë ta kenë pagën me të vogël minimale në kontintnetin evropian, çfarë e rëndon edhe më shumë jetën e tyre rritja e pa kontrolluar e çmimeve që kanë ndodhur ne këtë mandat qeverisës”, ka shruar tutje analisti.

Kasolli thotë se ky vendim është një shkelje flagrante e premtimeve elektorale të LVV-së, si dhe tregon se çfarë kishte premtuar kjo parti.

“Për më tepër, ky vendim paraqet një shkelje flagrante të premtimeve elektorale të kësaj partie ndaj kësaj kategorie. Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar, “ se deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontributdhënës, 280 euro”.Dhe ky premtim ishte dhënë në kohën e trendëve të tjera të inflacionit. Ndërkohë ,edhe përkundër këtij të fundit, megjithatë Qeveria ka marr vendim që kjo rritja për kategorinë e parë të jetë 120 euro( e jo 150 sa kishte premtuar) kurse për kategorinë e dytë 218 ( e jo 280 euro sa ishte zotuar)”, ka thënë ndër të tjera analisti Kasolli.

LEXO SHKRIMIN E PLOTË

Powered by WordPress