Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi.
Osmani po merr pjesë në ngjarjen e Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.
“Me Presidentin Begaj dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani është takuar edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanovic, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen kroate për Kosovën.