Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tiranë, nis protesta kombëtare e opozitës

Tiranë, nis protesta kombëtare e opozitës

Opozita në Tiranë ka nisur protestën e saj kombëtare për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë dhe pritet të shpërndahen drejt disa institucioneve.

Për mbarëvajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë, policia pritet që të aktivizojë në terren rreth 1 mijë e 200 forca.

Kjo masë vjen pasi organizatorët kanë paralajmëruar se gjatë protestës do të synohet të bllokohen disa akse rrugore. Kjo protestë vjen pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.