Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Humolli i reagon ashpër Qeverisë: Jeni duke e dërguar popullin drejt reagimit qytetar

Humolli i reagon ashpër Qeverisë: Jeni duke e dërguar popullin drejt reagimit qytetar

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fatmir Humolli ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë pas ndryshimit të masave të sigurisë për produktet serbe.Ai u shpreh se Bashkimi Evropian (BE) po inkurajon një qasje të gabuar, duke thënë: “BE-ja po deklaron që ne armikun ta vlerësojmë si mik. Qeveria duhet të jetë e prerë, por po ia hap rrugët presionit.”

Ish-deputeti i VV’së për GazetaBlic theksoi se sanksionet e BE-së ndaj atyre që nuk mendojnë si ata tregojnë për dy standarde: “E ka qelbë organizatën e vetë dhe nuk ka nevojë të urinojë askush.”Ai gjithashtu paralajmëroi se “qeveria nuk duhet të pranojë presion joparimor, se është duke e dërguar popullin drejt reagimit qytetar.”