Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka bërë një parashikim për rezultatin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e ardhshme, duke deklaruar se ai do të marrë një rezultat më të dobët se në zgjedhjet lokale të kaluara.
Beqa në një përgjigje për GazetaBlic, theksoi se Kurti pritet të arrijë rreth 30% të votave, por nuk do të jetë në gjendje ta kalojë këtë përqindje. Ai argumentoi se kjo tregon një rënie të mbështetjes për qeverisjen aktuale, duke aluduar në zhgënjimin e qytetarëve nga politikat e Kurtit.
“Kurti do të ketë rezultat më të dobët se sa në zgjedhjet lokale. Do t’i afrohet 30%, por nuk do ta kalojë”, tha Beqa për GazetaBlic.