Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rohde vazhdon promovimin e Kosovës, publikon video nga ngjitja në majën e Kobilicës

Rohde vazhdon promovimin e Kosovës, publikon video nga ngjitja në majën e Kobilicës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde po vazhdon me pjesëmarrje nëpër organizimet për ngjitje në majet më të larta të Kosovës.Ai dje është ngjitur në majën e Kobilicës në lartësinë 2528 metra, e cila gjendet në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbi malin e Lubinjës në Malet e Sharrit.

Në një postim në “X” ambasadori gjerman ka ndarë një video nga kjo eksperiencë.“Ecje fantastike me shoqëri të mahnitshme dje! Këtë herë nuk ka not, por kemi pasur takime të ngushta me jetën e egër dhe një shi freskues”, ka shkruar Rohde.