Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Remnik të Vitisë, ku janë lënduar shoferi dhe dy pasagjerë.
Njëri është dërguar në QKUK.
“VET AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME- Remnik, Viti / 06.10.2024 – 22:00. Është raportuar se ka ndodhë vet aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri nga pasagjerët me lëndime të rënda trupore i cili fillimisht tretman mjekësor ka marr në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente.”