Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 40 zjarrfikës dhe punonjës shëndetësorë janë vrarë në Liban në tri ditët e fundit

40 zjarrfikës dhe punonjës shëndetësorë janë vrarë në Liban në tri ditët e fundit

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad ka bërë të ditur se 40 punonjës shëndetësorë, të ambulancës dhe zjarrfikësve janë vrarë në tre ditët e fundit në të gjithë Libanin.

Abiad tha se 97 ndihmës dhe zjarrfikës në vend janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 8 tetori i vitit të kaluar, pasi numri i të vdekurve në të gjithë vendin nga e njëjta datë u rrit në 1 mijë e 974, nga të cilët 127 janë fëmijë dhe 261 janë gra, shkruan CNN.

“Ne e dimë se ekzistojnë ligje ndërkombëtare që mbrojnë institucionet mjekësore, ambulancat dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor”, shtoi tutje ministri Abiad.

Powered by WordPress