Një nga detyrat e Kuvendit, krahas asaj legjislative është edhe funksioni i mbikëqyrjes i Qeverisë, lidhur me këtë çështje sa ishte opozita efektive në kontrollimin dhe monitorimin pushtetit në procesin e dialogut me Serbinë. Sipas raporteve të organizatave hulmtuese mbi punën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror “përkundër zhvillimeve të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, kryeministri nuk u ftua asnjëherë për raportim”.
Për TV Arbëria, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se në Qeveria ka injoru çdo propozim të drejtë të opozitës përmes sjelljeve të saj arrogante.
I njëjti thote së nëse kryeministri është ftuar në interpelancë, ai e ka injoruar ftesën dhe nuk është paraqitur, ose ka ardhur dhe në mënyrë arrogante dhe injoruese e ka devijuar diskutimin.
“Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur asnjë mundësi të bashkëpunimit konstruktiv dhe relaksues, ku gjërat do të mund të diskutoheshin dhe ku secili deputet do të kontribuonte me njohuritë dhe përvojën (knoë-hoë) e tij. Qeveria ka injoru çdo propozim të drejtë të opozitës përmes sjelljeve të saj arrogante. Nëse kryeministri është ftuar në interpelancë, ai e ka injoruar ftesën dhe nuk është paraqitur, ose ka ardhur dhe në mënyrë arrogante dhe injoruese e ka devijuar diskutimin duke shmangur përgjigjet në pyetjet e deputetëve”, është shprehur ai.
Pacolli vlerëson se komisionet kanë qenë nën kontrollin e mazhorancës, ku në shumicën e rasteve debatet janë shoqëruar me grindje, fyerje dhe sharje. Ndërkaq për kryeministrin Kurti i njejti konstaton se ka shkuar në favor të interesave të partisë në pushtet dhe jo të zgjidhjes së çështjeve.
“Komisionet kanë qenë nën kontrollin e mazhorancës, dhe ato nuk kanë kryer asnjë punë efektive. Në shumicën e rasteve, debatet janë shoqëruar me grindje, fyerje dhe sharje, dhe kur ka pasur ndonjë votim, ai ka shkuar në favor të interesave të partisë në pushtet dhe jo të zgjidhjes së çështjeve”, thotë Pacolli.
Më tej, ai thekson se çështjet në parlament janë trajtuar sipas interesave të mazhorancës, teksa thotë se opozita nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër përveçse në disa raste t’i dërgojë çështjet në Gjykatën Kushtetuese.
“Si përfundim, mund të them se çështjet në parlament janë trajtuar sipas interesave të mazhorancës, e cila ka vepruar si mbrojtëse e vendimeve të qeverisë, duke injoruar interesat e qytetarëve. Opozita nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër përveçse në disa raste t’i dërgojë çështjet në Gjykatën Kushtetuese”, Përfundoi Pacolli për TV Arbëria.