Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dy zbythjet e mëdha të Qeverisë Kurti këtë muaj

Dy zbythjet e mëdha të Qeverisë Kurti këtë muaj

Tensionet mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve gjate ketij muaji kishin arritur në një pika kritike. Ky acarim ndodhi sepse Qeveria e Kosovës ishte zotuar si për ta hapur urën mbi lumin Ibër, ashtu edhe për të vazhduar bllokaden e mallrave me orgjinë nga Serbia. Ndaj këtyre veprimeve Qeveria e Kosovës ka hedhur kritika të ashpëra nga shtetet perendimore, shkruan TV Arbëria.

Tema e parë, e cila bëri që të reagojnë të gjitha vendet e QUINT-it, ishte hapja e Urës së Ibrit, Kurti zotohej se kjo urë do të hapej edhe për qarkullimin e veturave, pasi aktualisht përmes urës mund të lëvizin vetëm këmbësorët.

Ndër reagimet e para rreth kësaj çështje, ishte ai i Bashkimit Evropian, zëdhënësi Peter Stano, kishte deklaruar se hapja e Urës së Ibrit nuk duhet të ndodhë dhe se ky vendim duhet të merret përmes dialogut.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e shihnin si momentë të duhur hapjen e Urës së Ibrit, madje amabasadori Jeff Hovenier, deklaroi se ky veprim nga Qeveria e Kosovës mund t’I rrezikojë ushtarët amerikanë.

Një tjetër reagim nga shtetet e QUINT-it erdhi nga ambasada gjermane në Kosovë, zëdhënësi Christian Boettcher, deklaroi se nuk është momenti për një veprim të tillë dhe se ky veprim duhet të merret përmes dialogut.

Pas këtyre tensioneve, shefi i CIA-së, William Burns, ka vizituar Kosovën, e që për takimin me kryeministrin Kurti nuk u dhanë shumë detaje nga të dyja palët.

Zmbrapja e dytë e Albin Kurtit:

Në muajin korrik të vitit të kaluar(2023), Qeveria Kurti mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, ky vendim sipas Qeverisë ishte marrur për arsye sigurie.

Gjate nje vizite në Prishtinë, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kishte deklarurar se ky vendim duhej të anulohej, emisari gjermanë gjithashtu potencoi rrezikun se Kosova mund të përjashtohet nga organizata CEFTA-s dhe Procesi i Berlinit, si pasojë e vendimit për mallra.

Edhe ambasadori gjermanë në Kosovë, Jorn Rohde, paralajmëroi për rrezikun që mund të kishte Kosova pas vendimit për ndalimin e mallrave.

“Në këmbim të heqjes së ndalimit, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA-s nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, por do të përfaqësohej vetë”.

Madje Gjermani i kishte propozuar Kosovës, Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me rreze X, në mënyrë që të hiqen ndalesat e mallrave serbë.

Duket se këto dy zotime të Kurtit, tashmë do të shpërfillen dhe nuk do të gjejnë zbatim, kjo sepse së fundmi Qeveria e Kosovës u deklarua se është duke punuar në hapa drejt Procesit të Berlinit.

Në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, Qeveria deklaroi: Ne po punojmë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm.

Gjithashtu edhe për temën e urës, Kurti krejt së fundmi ka deklaruar se vendimi do të merret në konsultim me aleatët. /TV Arbëria

Powered by WordPress