Në komunën e Vitisë këtë muaj nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit, ndërkaq ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka bërë përgjegjëse vetë komunën e Vitisë, duke e akuzuar kryetarin e kësaj komune, po ashtu dhe gjithë udhëheqjen komunale.
Tutje, Nagavci ka potencuar se pret që kryetari i komunës të shqyrtoj gjithë rekomandimet dhe jo më largë se sot të adresojë të gjitha udhëzimet që ministria e financave u ka dhënë.
Ndërkaq, lidhur me këtë çështje TV Arbëria ka kontaktuar kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe është pyetur për akuzat që ia ka adresuar ministrja e MASHTI-t, derisa i njëjti thekson se më e vogla që ajo duhet të bëjë është të japë dorëheqje nga detyra e saj.
“Ministrja Nagavci s’paku më e vogla çka duhet të bëjë është të japë dorëheqje, puna më e vogël për shkak që ka huq krejtë. Në fakt ajo uk di të menaxhojë me Ministrinë e Arsimit, është dashur të iu dalë në mbrojtje punëtorëve të arsimit, është dashur ta thotë të kundërtën, është dashur të konsultohej me këshilltarë, nëse ka ndonjë prej tyre sado kudo që i njeh gjërat elementare të funksionimit të pushtetit lokal dhe qëndror përpilimin e buxhetit konceptimet, ligjin për buxhetin“, është shprehur Haliti.
Tutje, Haliti thotë se ministrja Nagavci duhet ta shikojë buxhetin për vitin 2024 se a është planifikuar, derisa i njëjti konstaton se një gjë e tillë është bërë.
“Ministrja Nagavci duhet ta shikojë ligjin për buxhetin të vitit 2024, për ta parë se a ka planifikuar komuna e Vitisë bashkë me nivelin qendror pagat për vitin 2024, gjë që është e vërtetë që e kemi planifikuar dhe për çfarë është prishë struktura buxhetore dhe kuhs e ka prishë kontratën kolektive, prej që ka ardhur ministrja Nagavci tash e sa vite në një mandatë është dashur ta zgjedhë, për atë është ministre e sistemit zhvillimor kryesor arsimor e mos ta luajë rolin e papagallit e rolin partiak në pushtet qeveri e ti lë pa paga punëtorët e arsimit”, tha Haliti për TV Arbëria.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë: