Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > BBC anulon intervistën me Boris Johnson, gazetarja i dërgon aksidentalisht ish-kryeministrit shënimet e saj informuese

BBC anulon intervistën me Boris Johnson, gazetarja i dërgon aksidentalisht ish-kryeministrit shënimet e saj informuese

BBC ka anuluar një intervistë me Boris Johnsonin, pasi Laura Kuenssberg i dërgoi aksidentalisht ish-kryeministrit shënimet e saj informuese.

Kuenssberg, i cila moderon emisionin të së dielës, tha se “nuk ka kuptim të pretendosh se është diçka tjetër përveçse e turpshme dhe zhgënjyese.

Duke zbuluar gabimin në X, ajo tha se ishte duke u përgatitur të intervistonte Johnsonin sot dhe “gabimisht i dërgoi shënimet informuese atij në një mesazh të destinuar për ekipin e saj”.

“Kjo padyshim do të thotë se nuk është e drejtë që intervista të vazhdojë”, shtoi ajo.

Ish-redaktorja politike e BBC-së, tha se ishte “zhgënjyese” dhe se ka “shumë pyetje të rëndësishme për t’u bërë”.

“Por duhet lënë mënjanë fytyrën e skuqur, ndershmëria është politika më e mirë”, shtoi Kuenssberg.

Intervista me Johnsonin do të transmetohej në një program special 30-minutësh të enjten në mbrëmje, dhe ishte promovuar shumë nga BBC për dy javët e fundit.

Powered by WordPress